Ish – komandanti i Zonës Operative të Llapit, njëherit edhe deputet i PDK-së, Rrustem Mustafa-Remi, ka thënë se Gjykata Speciale do të vërtetoj thashtethëmet dhe dyshimet për mua.

Këto deklarata Mustafa i bëri të ditura përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Gjykata speciale nuk e dëmëton vendin tonë!
– Me dinjitet duhet kaluar sfidat dhe nga akuzat të dalim faqebardhë.
– LIRINË po e gëzojmë të gjithë, nuk ka rrezik të bëhet degradimi i vlerave të UÇKsë, askush nuk do të tentoj ta bëjë këtë, jemi provuar kaq shumë vite, duhet përfunduar edhe këtë sprovë,nuk kemi pse i marrim kohë ecjes së vendit drejt perendimit (Europës).
– Politika ndërkombëtare e ka deshmuar dhe me heret përkrahjen e popullit tonë, gjykata special do të verteton këtë, dyshimet dhe thashethëmet për mua, apo individet e tjerë duhet rrëzuar, kjo kërkohet tani dhe luftëtarët e LIRISË do të dalin faqebardhë..!!”, ka shkurar Mustafa./Llapi.info