Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rrustem Mustafa – Remi, përmes një postimi në “Facebook” i është përgjigjur ambasadorit britanik në Kosovës, Ruairí O’Connell lidhur me deklaratën e tij se kriminelët si Mustafa e kanë vendin në burg dhe jo në Kuvend e liri.

Mustafa ka thënë se e respekton ambasadorin, por sipas tij nuk ka zgjedhur rastin e duhur për t’u distancuar nga krimi, përcjell Llapi.info.

Ja postimi i Mustafës në Facebook:

E di, “Drejtësia i takon fushës së ëndrrave, vetëm forca mbisundon”.

Nuk është gabim çfarë ka shkruajtur Ambasadori, pa marr parasysh nëse ka pasur borxh për tu deklaruar ose jo?!

Unë kam thirrur vetëm në respektim procedurash, duke mos dashur në vendin tim sundim autoritar…

Unë kam shkuar në burg vullnetarisht dhe po thuaj se e kam vuajtur dënimin…

Respekt ambasador nuk e ke zgjedh rastin e duhur për distancim nga krimi…