Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa – Remi ka thënë se pasuria e tij e deklaruar në Agjencionin Kundër Korrupsionit është më shumë konspiracion.
Në emisionin “Rrokum Rroll” me Fidan Jupollin në TV Rrokum, ai ka thënë se pasuria e tij ishte ajo që ka qenë më herë dhe se kësaj here po luhet me shifra.
“Ka qenë fjala për 500 mijë e jo pesë milionë. Veç po shtojnë shifra”, ka thënë ai, duke shtuar se kjo “dezinformatë është kundër tij”.
Sa i përket Gjykatës Speciale, ai pret se kjo do të votohet.