Komandanti Rrustem Mustafa- Remi dje ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale që të paraqitet për intervistim, ai sot ka shpërndarë këngë patriotike në profilin e tij në Facebook.

“Shoqëria kulturore“Azem Galica” Prishtinë. Me këngë për Zahir Pajazitin në Gjirokastër me 2004! Dëgjimtë këndshëm”, ka shkruar Remi sipër këngës së postuar në Facebook.

Ndryshe avokati i tij, Arianit Koci dje ka thënë se Rrustem Mustafa do të paraqitet vullnetarisht në Hagë dhe është i gatshëm të sqarojë çdo rrethanë të cilën ZPS është duke e hetuar.