Prej 250 viktimave gjatë ditës së premte, numri i vdekjeve ditore gjatë ditës së djeshme ra në 81
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur gjatë ditës së djeshme, se Franca ka pasur një rënie të mprehtë të viktimave nga coronavirusi, duke regjistruar 81 viktima në 24 orë, nga 250 nga një ditë më parë, transmeton Telegrafi.
Derisa, numri i përgjithshëm i viktimave nga coronavirusi në Francë është 26,310, kurse 138,854 janë të infektuar.
Sa i përket rasteve të fundit, 77 pacientë vdiqën në spitale, ndërsa vetëm katër e humbën betejën me sëmundjes derisa ndodheshin në shtëpitë e pleqve.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve në spitale, deri më tani është 16,573 dhe numri i përgjithshëm i vdekjeve në shtëpi pleqsh është 9,737.
Ka rënë përsëri edhe numri i të shtruarve në spitale, ku deri ditën e djeshme janë duke qëndruar 22,547 pacientë, për 177 pacientë më pak se një ditë më herët.
Departamenti intensiv ka shënuar më pak pacientë, ku prej 2,812 janë liruar 56 pacientë, sepse kanë gjendje më të lehtë. Pavarësisht nga ashpërsia e virusit, shumica e njerëzve pësojnë simptoma të buta dhe shërohen.
Që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë, 56,029 njerëz janë shëruar në Francë nga coronavirusi dhe janë kthyer në shtëpi.