Ka më shumë se dy javë ditë që aparati i Rëntgenit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare Podujevës është jashtë funksionit, njofton Llapi.info

E kjo po shkakton probleme te pacientët llapjanë. Ata detyrohen t’iu adresohen privatëve për t’i kryer shërbimet, e që kjo po u shkakton dëme sidomos në anën financiare. Sipas tyre, çmimet nëpër ordinanca private është i shtrenjtë, madje siç thonë ata, shuma shkon deri në dhjetë euro në anën (ortopan).

“Dy herë kam ardhur dhe s’kam mundur t’i kryej fotografimet për të cilat ankojë. Nuk e di deri kur kështu, por neve po na dëmton edhe në buxhet se privati shtrenjtë, siç është fotografimi i komplet gojës”, thotë një pacient në kushte anonimiteti, e që sipas këtij të fundit, aparatura s’funksionon që disa ditë.

Mirëpo, në lidhje me këtë, nga Komuna e Podujevës kanë thënë se krejt kjo ka ndodhur për shkak të një defekti. Sipas zëdhënësit të kësaj komune, Nazmi Elezi, aparati s’është në funksion që 15 ditë.

“Rëntgeni në QKMF nga data 15 maj është jashtë funksionit, për shkak të një defekti. Drejtoria e Shëndetësisë menjëherë ka bërë kërkesë në Departamentin e Prokurimit për zhvillimin e procedurave për servisimin-riparimin e rëntgenit. Lënda është në procedurë dhe sapo të përfundojnë procedurat e prokurimit do të bëhet riparimi i rëntgenit”, ka thënë Elezi.

Qytetarët, duke kërkuar që t’u bëhet një zgjidhje që e njëjta aparaturë të funksionnalizohet, thonë se shërbimet i kryejnë tjetër kund, në vend që t’i kryejnë në QKMF.

Por, e njëjta aparaturë pritet së shpejti t’i vihet punës në këtë qendrës të mjekësisë. Kështu ka thënë për Llapi.info edhe u.d i kësaj qendre, Fahri Llugaliu.

“Është dëmtuar një pllakë e printerit, ne e kemi lajmëruar Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Podujevës. Të njëjtit menjëherë kanë intervenuar edhe kanë thirr kompaninë gjegjëse. Kjo kompani derisa të në vijnë serviserat për ta rregulluar problemin ne nuk mundemi ta funksionalizojmë. Por, ne shpresojmë qysh edhe kanë thënë ata, që brenda javës së ardhshme me ardhë edhe me rregullu këtë çështje”, ka thënë Llugaliu./Llapi.info