Pak ditë pasi dha dorëheqje nga pozita e saj si ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka marrë postin e këshilltares politike të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Haradinaj lajmin e bëri të ditur përmes Facebookut duke thënë se “vazhdimi i bashkëpunimit institucional me Reshitajn është në interes të qytetarëve dhe në funksion të implementimit të programit qeverisës”.

“Pas lirimit nga detyra e ministres së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, znj. Albena Reshitaj, kam konsideruar se njohuritë dhe përvoja e saj institucionale janë me rëndësi që të vazhdojnë të jenë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Si Kryeministër i Qeverisë, jam i bindur se kontributi i ish ministres, është më së i nevojshëm, andaj i kam ofruar asaj postin e Këshilltares Politike, ofertë kjo të cilën ministrja e ka pranuar. Jam i bindur se vazhdimi i bashkëpunimit institucional me zonjën Reshitaj është në interes të qytetarëve dhe në funksion të implementimit të programit qeverisës”, ka shkruar ai në Facebook.