Reshjet e borës që filluan nga marta kanë bërë që të vështirësohet qarkullimi si për vetura ashtu edhe për këmbësorë, nëpër rrugët e Podujevës, njofton Llapi.info

Gjendje jo të mirë, e kanë edhe rrugët e qytetit. Kësisoj, rruga e qendrës “Zahir Pajaziti”,  vazhdon të jetë me borë dhe e vështirë për t’u kaluar, derisa fatin e njëjtë e kanë edhe trotuaret. E papastruar nga bora është edhe “Rruga e Xhamisë”, “Bedri Bajrami” “Vëllezërit Frashër”, si dhe rrugë të tjera, derisa edhe reshjet e borës janë të intensitet të madh.

 

 

Duhet përkujtuar, se këto ditë kur edhe ka të reshura të borës si dhe ngrica, është rritur edhe numri i aksidenteve, derisa Policia e Kosovës dhe zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës vazhdimisht po apelojnë për kujdes më të shtuar në komunikacion./Llapi.info