Mot i vranët dhe me reshje shiu dhe fluksa të vogla dhe të imëta bore është duke mbretëruar në qytetin e Podujevës.
Këto reshje kanë filluar që në orët e para të mëngjesit dhe po vazhdojnë me një intensitet të ulët.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, përmes një komunikate për media ka njoftuar se nga dita e dielë Ballkani do të ndikohet nga fushat me presion të ulët atmosferik.
“Në këtë kushte do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Këto reshje në vise me lartësi mbi 800m do të përcillen edhe me borë. Temperaturat minimale do të lëvizin në mes 2⁰ deri 4⁰ celsius , kurse maksimalet e ditës do të lëvizin në mes 7⁰ deri 9⁰ Celsius”, thuhet ndër të tjerash në komunikatë.
Sipas Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, një gjendje e këtillë e motit me reshje shiu dhe bore do të na përcjell deri ditën e mërkurë, ndërsa temperaturat maksimale do të pësojnë rritje të lehta mbas ditës së mërkurë./llapi.info