Reshjet e mëdha të borës kanë bllokuar qarkullimin e rrugëve në disa fshatra të Podujevës. Godishnjaku, Lladovci, Hertica, Pollata, janë fshatrat të cilat nuk janë pastruar deri tani, gjë e cila ka shkaktuar bllokimin e lëvizjes së lirë të banorëve në këto fshatra.

Gjendje e rëndë është edhe në fshatrat e tjera siç janë: Dobratini, Lepaja, Pakashtica, Dyzi, Bradashi, edhe pse në disa prej këtyre fshatrave është bërë pastrimi i rrugëve nga bora. Por, për shkak të reshjeve të pandërprera, banorët po kanë vështirësi në qarkullim./llapi.info

11047073_472374559587775_2002989969_n

11051303_472374542921110_2140703179_n