Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se të gjitha rrugët janë të kalueshme pas reshjeve të borës.
Zëvendësministri Rexhep Kadriu ka thënë se më shumë vështirësi ka në rajonin e Prishtinës, Gjilanit, Ferizajt dhe Podujevës për shkak të reshjeve më të mëdha sesa në rajonin e Dukagjinit, njofton Klan Kosova.
Ndërsa me probleme po përballet rruga “Gryka e Kaçanikut” për shkak të transportimit me kamionë nga dogana që po ia pamundëson pastrimin.
MTI-ja ka kërkuar nga Policia që këta kamionë të ndalohen derisa të kryhet pastrimi në magjistralen Hani i Elezit- Prishtinë.
Po ashtu Kadriu ka thënë se rruga për Podujevë është më problematike se të tjerat.