Nga reshjet e dendura të shiut që nga dje disa fshatra në Kosovë janë përmbytur.

Kështu ka ndodhur edhe në fshatin Poklel të Drenasit

Atje janë përmbytur disa shtëpi.

Përmbytje ka pasur sot në Malishevë, ku për pasojë disa rrugë janë bërë të pakalueshme.

Komuna me anë të një komunikate për media ka bërë thirrje tek vozitësit që të kenë kujdes të shtuar si dhe të marrin masat e nevojshme.

“Reshjet e pandërprera të shiut dhe borës, kanë bërë që në rrugë të ketë sasi të konsiderueshme të ujit, prandaj kërkohet nga të gjithë vozitësit, që të bëjnë kujdes të shtuar dhe ti marrin masat e nevojshme mbrotjëse. Po ashtu kërkohet nga të gjithë qytetarët, që të mos lëvizin pa nevojë, pasi në disa rrugë ka vështirësi në qarkullim për shkak të reshjeve të pandërprera të shiut”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, moti me reshje shiu do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme.