Dje territori i Kosovës u përball me reshjet të shiut, që zgjatën më shumë se një orë. Por, këto reshje kanë lënë pas shumë dëme materiale.
Lexues të Indeksonline kanë dërguar foto dhe video të realizuar sot, një ditë pas reshjeve të arave në Dumnicë të Podujevës.
Aty shihet se shiu sot ka vërshuar arat dhe i ka dëmtuar të mbjella si grurin, misrin, patatet, etj.
Nuk është hera e parë që reshjet e shiut shkaktojnë dëme të mëdha, e sidomos fermerëve duke ua dëmtuar gjithë të mbjellat.