Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut në disa lokalitete është vështirësuar qarkullimi dhe si rezultat i kësaj në Shkollën “Pavarësia” në Siboc është ndërprerë mësimi.

Kjo shkollë është mbyllur për shkak të rrezikut që paraqet kalimi i nxënësve mbi ura në këtë fshat, njofton Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim e Komunës së Podujevës, transmeton Llapi.info.

Sipas këtij njoftimi, në shkollat tjera të Komunës së Podujevës mësimi po zhvillohet normalisht.

Ndërsa, në disa video të dërguara nga një lexues i Llapi.info shihet gjendja e krijuar në këtë fshati si pasojë e këtyre reshjeve.

Përveç kësaj, si pasojë e depërtimit të ujit në oborrin e ambulancës në fshatin Halabak, kjo ambulancë ka ndërprerë punën./Llapi.info.

foto ilustruese
foto ilustruese

10176031_643122512409760_887330271522140705_n