Kanë mbetur edhe pak ditë deri në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës, shkruan Llapi.info.
E, kandidatit të VV-së, Shpejtim Bulliqi, i ka dalë në mbështetje edhe shefi i grupit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga kjo parti, Rexhep Selimi.
Selimi është duke qëndruar në Llap, teksa nëpërmjet një postimi në Facebook, ka publikuar një fotografi ku shihet edhe kandidati i VV-së.
“Në Llap, në mbështetje të Shpejtimit. 12✅”, ka shkruar Selimi.
Zgjedhjet në Komunën e Podujevës mbahen me 15 mars 2020, teksa të njëjtat vijnë pasi ish-kryetari Agim Veliu la postin për t’u emëruar ministër i Punëve të Brendshme. Në garë për kreun e Komunës janë tre kandidatë./Llapi.info