Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka pritur sot në takim fituesin e garës për Kupën e Kosovës për grupmoshën 23 vjeçare, Rexhep Zhegrovën nga Podujeva, njofton kumtesa komunale, transmeton Llapi.info.

Me këtë rast Kryetari Bulliqi e ka përgëzuar sportistin llapjan, i cili zuri vendin e parë në garat e Kupës së Kosovës të organizuara nga Federata e Bodybuildingut dhe Fitnesit të Kosovës, të cilat këtë vit u mbajtën në Gjakovë.

Edhe kampioni Zhegrova e uroi Kryetarin Bulliqi për punën dhe angazhimet në mbështetje të sportit llapjanë, ndërsa në takim ishin të pranishëm edhe trajneri, Kujtim Lepaja dhe anëtarët e ekzekutivit komunal, Elhame Kutllovci dhe Pajtim Balaj.

Kryetari Bulliqi i njoftoj sportistët llapjanë për format e mbështetjes që po u behet klubeve dhe sportistëve llapjanë, përmes Drejtosië së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (DKRS) dhe tregoi angazhimet e tij konkrete për të siguruar mbështetje nga institucionet qendrore për investime në infrastrukturën sportive në Podujevë.

Sportistët llapjanë kërkuan mbështetje nga Komuna e Podujevës për t’i mbuluar shpenzimet që përfshijnë përgatitjet për pjesëmarrje në gara ndërkombëtare.
Ndërsa kryetari Bulliqi premtoi se Komuna e Podujevës bazuar në mundësitë buxhetore që ka përmes DKRS-së do ta ndihmoj sportistin Zhegrova që të marr pjesë dhe ta prezantojë Podujevën dhe Kosovën në arenën ndërkombëtare./Llapi.info