Rezultati i zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara mbetet i paqartë, derisa numërimi i votave në gjashtë shtete kyçe vazhdon ende.
Deri në orën 16:30, kandidati demokrat, Joe Biden, ka pasur epërsi në Arizonë, Miçigen, Nevada dhe Uiskonsin, ndërsa presidenti Donald Trump në Xhorxhia dhe Pensilvani.
Megjithatë, zyrtarët zgjedhorë paralajmërojnë se rezultati mund të ndryshojë, meqë numërimi i dhjetëra mijëra votave me postë dhe me kusht është duke vazhduar.
Njërit kandidat i duhen së paku 270 vota elektorale për t’u shpallur fitues.Sipas hartës sonë, Biden ka aktualisht 224 vota elektorale, ndërsa Trump 213./rel