Sipas rezultateve të sondazhit online të organizuar nga Llapi.info, ku kanë votuar 1,525 qytetar, fitues i zgjedhjeve komunale në Podujevë del të jetë Lëvizja Vetëvendosje me kandidatin e saj Ajet Potera me 594 vota ose 39% të votave.

Pas Poterës, vota më së shumti ka mbledhur Agim Veliu nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 413 vota ose 27% të votave.

Ndërsa në vend të tretë, qytetarët kanë radhitur kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës Hajredin Hysenin me 398 vota ose 26%.

Kandidati Xhevdet Maloku nga partia FJALA ka marrë 55 vota, ose 4% të votave.

Pak më pak se Maloku ka marrë vota kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Fatmir Humolli 51 vota ose 3% të votave.

Ndërsa 14 vota ose 1% ka marrë Xhemajl Hasani nga NISMA.

Sondazhi është organizuar ONLINE në “fans.vote” ku ka pasur mundësi të votoj vetëm një herë një qytetar.

Sondazhi është publikuar më datën 09/10/2017 dhe deri sot më datën 20.10.2017 ka qenë i sponsorizuar në rrjetin social në Facebook për të arritur një audiencë sa më të gjerë.

Sondazhi ka qenë krejtësisht transparent ku kanë mundur të përcjellen votat kohë pas kohe nga cili do lexues.

Më poshtë u sjellim tabelën e rezultateve dhe linkun ku mund t’i shihni rezultatet online.

Rezultatet online mund t’i shihni duke klikuar këtu