Tre fëmijë të familjes Marteta në Shkabaj të Obiliqit zyrtarisht janë në izolim 14 ditorë.

Por të njëjtit edhe mund të thyejnë karantinën meqë që të tre përveç testeve pozitive nga IKSHPK që i bënë në shkollën ku vijojnë mësimet, posedojnë edhe ato negative të një ordinance private.

Dallimi në rezultatet që u dhanë brenda 24 orëve, hutuan prindërit e tyre që thonë se nuk dinë se si të veprojnë derisa u bëjnë thirrje organeve kompetente të merren me rastin.

Në anën tjetër, dilema në duhet apo jo t’i pranojë këta nxënës brenda klasave ka edhe drejtori i shkollës “Dituria”, Lendrit Dragusha.

I njëjti pohoi se ka kontaktuar Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të cilët i kanë thënë që fëmijët duhet të lajmërohen për t’a përsëritur testin.