Në 21-vjetorin e shënimit të Epopesë së Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, ka folur edhe përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari.
Përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari, në shënimin e 21-vjetorit të Epopesë së Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, ka thënë se për herë të parë Kosova po e shënon këtë Epope me ushtrinë e saj, raporton lajmi.net.
Ai duke e uruar ushtrinë e Kosovës ka kërkuar që ta mbrojnë territorin ashtu siç e mbrojti UÇK-ja.
“Ushtrisë së Kosovës i dëshiroj shëndet dhe lumturi që gjithmonë të jenë të gatshëm të mbrojnë territorin e Kosovës ashtu siç e mbrojtën edhe ushtarët e UÇK-së”, ka thënë Rifat Jashari në fjalën e tij.