Njësiti i zhytësve të FSK-së, bashkë Policinë e Kosovës, kanë rinisur mëngjesin e sotëm kërkimin për dy trupat e dy zyrtarëve policorë që janë zhdukur në lumin Lepenc.
Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Mbrëmë dy policët M.D. dhe A.T. janë rrokullisur në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, me veturë zyrtare, prej ku trupat e tyre janë zhdukur.
Derisa në orën 10:30, vendin ku po kërkohen policët do ta vizitojë edhe ministri i punëve të brendshme, Bejtush Gashi, si dhe përfaqësues nga drejtoria e Policisë së Kosovës.
Aksidenti ndodhi mbrëmë rreth orës 21:00 në Magjistralen Kaçanik- Hani i Elezit, dy policë kanë rënë me veturën e policisë në lumin Lepenc.
Policia ka thënë se vetura e policisë ka thyer barrierat e urës dhe ka ra në lumë.
“Nuk dihen shkaqet, por vetura ka thyer barrierat e urës duke rënë poshtë”, ka thënë Policia.