Kanë rifilluar punimet në zgjerimin e rrugës nacionale Podujevë-Prishtinë, raporton Llapi.info
Në fotografitë e siguruara shihet se ekskavatorët kanë nisur punën në zgjerimin e kësaj rruge e cila edhe është njëra ndër më të frekuentuarat në Kosovë.
Ndërkohë, punime këto që filluan që disa vite janë përcjellë me akuza të shumta për zvarritjen e përfundimit të kësaj magjistraleje, projekt ky i Ministrisë së Infrastrukturës.
Ndryshe, punimet në zgjerimin e kësaj rrugë kanë filluar në shtator të vitit 2016, në kohën kur ministër ishte Lutfi Zharku.
Lexo edhe: Paralajmërohen protesta nëse ka përsëri zvarritje të punimeve në magjistralen Podujevë – Prishtinë
Për zvarritjen e punimeve edhe është protestuar, teksa janë paralajmëruar protesta tjera nga grupet parlamentare në asamblenë komunale të Podujevës./Llapi.info