Tifozët e Llapit të cilët pas rezultateve dëshpëruese bojkotuan pjesëmarrjen në stadium në ndeshjen kundër Lirisë , nesër do t’iu rikthehen shkallëve të stadiumit, njofton Llapi.info
Kështu të paktën thuhet në njoftimin zyrtar të këtij tifo grupi.
“Pas një ndeshje bojkot , per disa paknaqesi tona te cilat kan filluar te vihen ne vend , ne konsultim me nengrupe dhe antaret e Legjendave vendosem qe te rikthehemi ne tribuna.
Neser Legjendat , vizitojnë lojtarët nga ora 11:00 ne stervitje ne Zahir Pajaziti , duke i motivuar per ndeshjen e rradhes kunder Vllaznis se Pozheranit.
Ndeshja e rradhes luhet diten e merkure ne ora 14:00 ne Zahir Pajaziti , kunder Vllaznis se Pozheranit ndersa mbledhja e Legjendave fillon nga ora 13:00 tek sheshi i 4 deshmorve”, thuhet në njoftimin e tyre.