Të paktë janë ata që nuk e njohin Hysen Sadikun – Hysi. E për ata që nuk e njohin, ai ka qenë pronar i klubit të futbollit Hysi, fitues i titullit, Kupës e Superkupës së Kosovës në futboll.

Mirëpo, që nga shkurti i vitit 2014, ky klub nuk ekziston më, pasi Sadiku vendosi ta shuajë kryesisht për shkaqe financiare.

Megjithatë, Sadiku ka paralajmëruar rikthimin, por fillimisht jo me klubin e tij, por si donator i KF Llapit.

Para se ta themelonte Hysin, ai ishte donator i KF Besiana.

Burime brenda klubit llapjan i kanë thënë Gazetës Sheshi se Sadiku ka shfaqur interesim për t’i ndihmuar Llapit në forma të ndryshme dhe i njëjti ka biseduar me drejtuesit aktual të klubit për mundësinë e kyçjes.

Mbetet të shihen zhvillimet e ditëve të ardhme lidhur me Sadikun, derisa Llapit i janë ofruar edhe donatorë tjerë.