Në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” në fshatin Turiçicë të Podujevës sot është bërë rivarrimi i heroit të kombit Zahir Pajaziti.

Ceremonia është bërë nën patronatin e kryeministrit Isa Mustafa ku të pranishëm ishin familjarë, përfaqësues të institucioneve, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e mijëra qytetarë të Kosovës.

Rivarrimi i eshtrave të Zahir Pajazitit është bërë në 20 vjetorin e rënies së Zahir Pajazitit më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë.

Zahiri Pajaziti së bashku me Edmond Hoxhën dhe Hakif Zejnullahun kanë rënë heroikisht në pritë në pestovë të Vushtrrisë. Për nder të 20 vjetorit të rënies në orën 14:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë do të mbahet një akademi përkujtimore.

Foto: