Përveçse një vakt i shpejtë, do të bëhet dhe shumë i preferuar për pjesëtaret e tjerë të familjes

Përbërësit:

▪ 250 gr oriz për rizoto
▪ 1 file pule
▪ borzilok
▪ domate të thara vaj ulliri
▪ kripë,
▪ piper
▪ gjalpë
▪ djathë parmigiano
▪ lëng pule ose perimesh
▪ 4 thelpinj hudhra
▪ qepë e vogël
▪ 1/2gotë verë e bardhë

Përgatitja:

Skuqim në tigan qepën me hudhrat, më pas orizin, e shuajmë me verën e bardhë.

Fillojmë dhe hedhim nga një garuzhde lëng perimesh ose mishi sa herë e thith lëngun, dhe pas 10 minutash vendosim mishin e pulës, të cilin e kemi skuqur më parë.

Në vazhdim shtojmë domaten, dhe në fund kripë, piper, borzilok, parmigiano.

Ju bëftë mirë!