Albert Rohan, ish-zëvendësi i Martti Ahtisaarit në negociatat për statusin përfundimtar të Kosovës, beson se shkëmbimi i territorit midis Prishtinës dhe Beogradit do të ishte mënyrë e gabuar.
Diplomati austriak në një deklaratë për të përditshmen vjeneze “Der Standard” ka kujtuar se një nga parimet në të cilat janë zhvilluar negociatat për Kosovën si dhe plani i Ahtisaarit ishte se nuk të ketë bashkim të një vendi me një tjetër.