Një mjek i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës sot është sulmuar fizikisht në vendin e tij të punës, raporton Indeksonline.

Policia e Kosovës i është përgjigjur rastit dhe ka nisur ta hetoi rastin e sulmit.

Sulmuesi ende nuk dihet nëse është pacient apo familjar i ndonjë pacienti.

Ndërsa mësohet se mjekët e Emergjencës sot për disa qaste kanë protestuar për këtë sulm duke iu bërë thirrje organeve të rendit të veprojnë dhe të parandalojnë raste të till.

Nuk është herë e parë që mjekët sulmohen në kryerje të detyrës zyrtare.