Sindikata e shëndetësisë së QKUK-së, njofton se mbrëmë në orën 03:05 min në turin e natës, në vendin e punës është sulmuar fizikisht infermieri i klinikës emergjente, Lulzim Thaqi nga, siç thonë ata, pacienti-i sëmuri.

Përmes këtij reagimi, ata shprehin indinjatën e shqetësimin e tyre.

Reagimi i plotë:

Ky fenomen shqetësues,dhuna ndaj mjekëve ka pasojat të shumta jo vetëm për mjekët por edhe për vetë të sëmurët, cilësinë e shërbimit, mbrojtjen e shëndetit të popullatës, marrëdhëniet mjek–pacient dhe për mbarë shoqërinë. Vazhdimësia e këtij fenomenit në këto ritme dëshmon se nevojitet një vlerësim më serioz, dhe një angazhim më i madh.

Cilido që ofendon apo godet mjekun –infermierin duhet të jetë i qartë se ka përpara personin që ka shpëtuar dhjetëra jetë njerëzish. ..

Mantelbardhet te cilët i nënshtrohen sjelljeve të dhunshme nga pacientet ose palët e treta gjatë ushtrimit të detyrës duhet mbrojtur në mënyrë imediate,duke hartuar strategji parandaluese të këtij fenomeni të shëmtuar,duke i evidentuar- raportuar rastet e tilla e sigurisht duke i zgjedhur ato!

Në situatë e në rrethana të tilla represioni e kërcënime ndaj tij detyrimisht personeli do të fillon të bëjë mjekësi defensive..

Ndjekja e këtyre akteve të dhunës i takon shtetit, të tilla vepra janë të sanksionuara edhe në Kodin Penal të RKS.

Andaj kërkojmë mbrojtjen e mantelbardhëve,rivendosjen e dinjitetit te mjekëve e personelit mjekësorë!