Dy persona kanë mbetur të plagosur gjatë një sulmi me mjete të forta në Borizanë të Krujës, raporton Top Channel transmeton Insajderi.

E gjithë ngjarja ka ndodhur pas ankesës së një qytetari se gurorja po ua dëmton shtëpitë, për të cilën ishin ankuar në Polici.

“Një ditë më parë, ata ishin në një lokal duke folur me një prej punonjësve të minave të kësaj guroreje për të kërkuar zbutje të agresivitetit, por kjo ka sjellë konflikt, ndërsa Xhelal e Përparim Rraja dhe disa persona të tjerë i dhunuan me shkopinj dhe tyta pistolete.” – raporton Top Channel transmeton Insajderi.

Tutje, media shqiptare shkruan se rezulton që Përparim Rraj është vëllai i deputetit socialist, Rrahman Rrajës.

“Jashar Maja pasi ka marrë ndihmë mjekësore, ai ka shkuar në shtëpi, ndërsa kushëriri i tij Bilbil Maja ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të dëmtimeve që ka marrë në kokë. Deri më tani janë dy persona të shoqëruar në polici.” – shkruan Top Channel.