Një rrahje mes nxënësve ka ndodhur mesditën e së premtes në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.
Sipas burimeve të Llapi.info, 8 persona janë përfshirë në rrahje në oborrin e shkollës së mesme teknike “Fan.S Noli” në Podujevë.
Sipas këtyre burimeve, dy grupe janë përleshur mes vete, me ç’rast njëri dyshohet se është therur me thikë.
Ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me rastin, teksa në lidhje me këtë incident Llapi.info është në pritje të informacioneve të tjera nga Policia e Kosovës. Deri në momentin e publikimit të lajmit, PK-ja s’ka dhënë detaje.
Ndryshe, në këtë komunë nuk janë të pakta rastet e rrahjeve mes nxënësve. E, për ta rritur sigurinë në shumicën e shkollave edhe janë të vendosura kamerat e sigurisë./Llapi.info