Foto ilustrim

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore në Podujevë, pasi që të njëjtit janë sulmuar nga dy të dyshuar me mjete të forta, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë në drejtim të viktimave, por nuk ka pasur të lënduar nga predha.

“Viktimat pas tretmanit mjekësor në QKMF Podujevë janë dërguar për në QKUK-së për trajtim të mëtutjeshëm. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një shufër metalike, një gëzhojë e kalibrit 7.62 mm dhe një zinxhir fyti prej ari. Ndërsa të dyshuarit nga njësitë policore janë kërkuar në adresën e tyre të banimit por nuk kanë qenë prezent në shtëpinë e tyre. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Ndërkaq, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:30, ndërsa të njëjtin Policia e ka cilësuar si “vrasje në tentativë”./Llapi.info