Një rrahje masive dyshohet ka ndodhur sot në fshatin Lluzhan të Podujevës, raporton Llapi.info.

Burime të Llapi.info bëjnë të ditur se në këtë përleshje janë përfshirë disa persona, ku raportohet se ka edhe të lënduar rëndë.

Sipas këtyre burimeve, në vend ngjarje kanë dalë ekipet policore, dyshohet se ka edhe të arrestuar.

Llapi.info ka provuar të marrë detaje nga zyrtarët policorë, por deri në momentin e publikimit të artikullit, të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Llapi.info do t’iu mbajë të informuar…/Llapi.info