Një rrahje masive ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një kafene në qytetin e Podujevës, raporton Llapi.info.

Burime të Llapi.info bëjnë të ditura se përleshja ka ndodhur rreth orës 20:00, teksa janë përdorur edhe mjete të forta dhe thika.

Siç mëson portali nga dëshmitarët, nga kjo përleshje ka edhe persona të lënduar. Një prej tyre është nisur për tretman mjekësor në QKUK. Kështu kanë thënë për Llapi.info edhe nga Emergjenca e Podujevës.

“Një person është lajmëruar i lënduar këtu, ndërsa i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë”, kanë thënë nga Emergjenca.

Ndërkohë, Llapi.info është në pritje të informacioneve më të detajuara edhe nga Policia e Kosovës./Llapi.info