Podujevë-Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një rrahje masive ka ndodhur mes disa personave të hënën në Podujevë, ku për pasojë dy prej tyre kanë marrë lëndime trupore.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:45 në Lluzhan të Podujevës.
Tutje bëhet e ditur se janë arrestuar dy persona, njëri nga ta i mitur.
“Është raportuar një rrahje në mes të disa personave meshkuj kosovar, si pasojë e rrahjes dy viktima kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor. Janë arrestuar dy të dyshuar njëri nga ta i mitur të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.