Një rrahje ka ndodhur në qendrën tregtare “The Village” në Ferizaj mbrëmjen e së martës.

Dëshmitarë të rastit i kanë bërë të ditur Gazetës Insajderi se menjëherë pas rrahjes, ka intervenuar Policia e Kosovës.

Sipas këtyre dëshmitarëve, pas vetëm tre minutave nga incidenti, janë paraqitur katër patrulla policore.