Mbrëmë rreth orës 20:00, pas një mosmarrëveshje një çift bashkëshorëtor ka sulmuar një çift tjetër në Podujevë, njofton Llapi.info.
Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, derisa të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor.
“Është raportuar se dy të dyshuar një mashkull dhe një femër K/Shqiptar-e -bashkëshort, pas një mosmarrëveshje i kanë sulmuar fizikisht dy viktima një mashkull dhe një femër K/Shqiptar-e. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Llapi.info