Policia e Podujevës raporton se në 24 orët e fundit në fshatin Dumnicë të Podujevës ka ndodhur një rrahje mes dy personave, me ç’rast një person është arrestuar. Personi tjetër ka marrë lëndime të lehta trupore.

Pritet vendimi i prokurorit, nëse i arrestuari do të lirohet me procedurë të rregullt gjyqësore, apo do t’i vazhdohet masa e arrestimit. Tani, i arrestuari po mbahet në stacionin policior në Podujevë.

Po ashtu, në 24 orët e fundit në Podujevë janë shqiptuar 15 gjoba për kundërvajtjes./Llapi.info