Foto ilustrim

Një rrahje mes dy personave ka ndodhur mbrëmë në fshatin Llapashticë të Podujevës, njofton Llapi.info.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, derisa është bërë e ditur se një i dyshuar është arrestuar, pasi që i njëjti ka goditur me mjet të fortë (shkop druri) viktimën.

Sipas PK-së, viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor në QKMF-në e Podujevës.

“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thotë Policia.

Ndryshe, duhet theksuar se rastet të tilla kanë filluar të shpeshtohen në këtë komunë, teksa të tilla ka pasur edhe javën e kaluar./Llapi.info