Policia e Stacionit të Podujevës ka marrë informatën se sot ka ndodhur një rrahje mes nxënësve të Shkollës së Mesme Ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë. Këtë e ka bërë të ditur për Llapi.info komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, Bekim Bislimi.

“Ka pas informacion se ka problem mes nxënësve të shkollës ekonomike, kur janë shku njësitet policore nuk kanë has në asgjë. Kështuqë, nuk kem të raportum kurgjo hiç”, ka thënë Bislimi për Llapi.info.

Ndërsa, burime jozyrtare kanë thënë për Llapi.info se sot kanë ndodhur dy rrahje mes nxënësve të kësaj shkolle.

Burime brenda shkollës kanë thënë se rrahjet kanë ndodhur jashtë objektit të shkollës./Llapi.info

13340915_10206247109032352_820091913_o