Katër të mitur janë përfshirë në një rrahje të shtunën mbrëma në sheshin “4 Dëshmorët” në Podujevë, raporton Llapi.info.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin e sotëm ditor. Sipas PK-së, një person është sulmuar derisa i njëjti ka pranuar edhe tretman mjekësor.
“Është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar është dërguar për trajtim mjekësor, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia.
Por, sipas dëshmitarëve, rrahja ka ndodhur me disa fëmijëve, teksa njëri është therur me një mjet të mprehtë, e që sipas tyre, dyshohet të jetë thikë./Llapi.info