Policia e Kosovës ka njoftuar se më datën 5 gusht 2015 në ora 19:51 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një zënke janë rrahur në mes veti.

“Njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Gjatë kontrollit në shtëpitë e tre të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë me gas e tipit Ekol special 99 me një karikator pa fishekë, një pushkë ajrore, një pushkë automatike AK-47 me një karikator dhe 17 fishekë zjarri, një armë pushkë automatike prodhim kinez me një karikator dhe katër fishekë”, thuhet në raportin e policisë për 24 orët e fundit.

Policia bënë të ditur se me vendim të prokurorit të dyshuarve pas intervistimit iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48-orë.

Ndërsa, në rrugën “Ali Ajeti” në Podujevë dje në orën 16:45 minuta është raportuar për të shtëna me armë zjarri pas një ahengu familjar, me ç’rast njësiti policor ka arrestuar një të dyshuar mashkull K-shqiptar.

Me vendim të gjyqtarit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit dhe nuk është gjetur asgjë e dyshuar, pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Llapi.info