Tre meshkuj K/Shqiptarë janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi të njëjtit janë rrahur mes vete në fshatin Lupq të Podujevës. Ngjarja ka ndodhur dje në ora 17:45, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, transmeton Llapi.info.

Sipas policisë, dy nga të dyshuarit kanë marrë lëndime të lehta trupore me ç’rast kanë pranuar tretman mjekësor. Pas marrjes së tretmanit, tre të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Në stacionin policor njëri nga të dyshuarit ka dorëzuar një armë “Ecol jacral dual compact” me dhjetë fishekë, i cili ka deklaruar se e ka gjetur në afërsi të vendit të ngjarjes./Llapi.info