Dy nxënës të shkollës së mesme të gjimnazit “Aleksandër Xhuvani” janë rrahur sot me njëri tjetrin si pasojë e një mosmarrëveshje midis tyre, raporton Llapi.info.
Komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, Bekim Bislimi, tha për Llapi.info se nuk ka lëndime të rënda midis palëve të përfshira në këtë rast.
“Policia është takuar me palën ankuese dhe pasiqë nuk ka lëndime të rënda kjo palë nuk dëshiron që të hap rast për këtë çështje” tha ndër të tjera Bislimi.
Përpos palës ankuese policia nuk është takuar akoma me palën tjetër të përfshirë në këtë rrahje./Llapi.info