Foto ilustrim

Policia e Kosovës në raportin ditor bën të ditur se në fshatin Llazhan të Podujevës, janë arrestuar katër persona të dyshuar pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete, njofton Llapi.info

Sipas PK-së, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe dy gëzhoja të fishekëve.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar një pistoletë dhe dy gëzhoja të fishekëve. Nuk raportohet për të lënduar. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë./Llapi.info