Një rrahje mes disa personave ka ndodhur para pak minutash në rrugën nacionale Prishtinë – Podujevë, raporton Llapi.info.
Deri tek ky konfrontim, sipas dëshmitarëve që kanë dërguar pamje në Llapi.info, ka ardhur pas mosmarrëveshjes në trafik.
Në këtë përleshje nuk raportohet për të lënduar.
Duhet theksuar se fluksi i madh i veturave në rrugën që lidh Llapin me kryeqytetin po shkaktojnë kolona të gjata, pikërisht në këtë kohë kur edhe kanë rifilluar punimet për zgjerimin e saj./Llapi.info