Foto Ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Podujevë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kishin sulmuar njëri-tjetrin, njofton Llapi.info

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 20:30. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

“Janë arrestuar dy të dyshuar  meshkuj K/Shqiptar, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje kishin sulmuar njëri tjetrin. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes”, ka njoftuar Policia./Llapi.info