Katër persona pas një mosmarrëveshje janë rrahur dje në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, raporton Llapi.info
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, katër persona janë shoqëruar në stacion, ndërsa dy prej tyre janë dërguar në mbajtje. Gjatë kontrollit te njëri prej tyre është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.
“Katër të dyshuar meshkuj K/Shqiptar, janë shoqëruar në polici, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes veti. Gjatë kontrollit te njëri prej tyre është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, ndërsa me vendim të prokurorit, dy prej tyre pas intervistimit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./Llapi.info