Një rrahje ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, raporton Llapi.info.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Sipas PK-së, tetë persona kanë sulmuar fizikisht një tjetër.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, derisa bëhet e ditur se është lënduar rëndë.
“Janë arrestuar tetë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjti kishin rrahur viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka thënë Policia e Kosovës, pa dhënë detaje tjera./Llapi.info