Foto ilustrim

Policia në Podujevë kanë arrestuar dy persona të premten mbrëma, pasi që pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi kishin sulmuar viktimën mashkull, njofton Llapi.info.

Viktima është dërguar në QKUK-së për trajtim mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Pa dhënë detaje tjera, Policia e Kosovës thotë se rasti është duke u hetuar./Llapi.info